Ku po shihni mundёsitё mё tё mёdha pёr zhvillimin e bashkёpunimit shqiptaro-bullgar? Mendoj që mundësia më e madhe e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy shtetve duhet të jetë në rrafshin ekonomik dhe atë kulturor.
Nё 15 Nёntor janё zgjedhjet lokale nё Kosovё. Cila parti do tё fitojё mё shumё vota nё zgjedhjet lokale? Partia e cila do të fitojë më shumë vota në zgjedhjet lokale të nëntorit do të jetë krahu politik i drejtuar nga kryeministri aktual Hashim Thaqi. Partia Demokratike njëherë për njëherë ka fuqinë më të madhe në opinion. Pas saj pritet që përseri të dalë Lidhja Demokratike e cila në të kaluarën për 7 vite rresht ishte më e fortë se partia e kryeministrit Thaqi.
A mund tё bёni ndonjё parashikim pёr kryetarёt e ardhshёm tё qyteteve tё mёdhenj – Prishtina, Prizreni, Peja, Mitrovica? Prishtina si kryeqytet njihet si bastion i Lidhjës Demokratike. Kryetari aktual Isa Mustafa që vjen nga kjo parti i ka gjasat më të mëdha që të jetë kryetar edhe për një mandat. Në Prizren kryetari aktual Ramadan Muja që vjen nga partia e kryeministrit Thaqi vlerësohet se mund ta kalojë përmes balotazhit kandidatin e LDK-së. Ndërkaq Peja përseri do ti takojë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo parti në zgjedhjet e kaluara i ka fituar Pejën, Gjakovën dhe Deqanin që njihen si qytetete të Rrafshit të Dukagjinit nga cila anë vjen edhe lideri i saj Ramush Haradinaj. Kurse për sa i përket Mitrrovicës ajo pritet që prapë t’i takojë Partisë Demokratike.
Çfarё koalicionesh do tё formohen pёr balotazhin? Kjo do të ndryshoj nga komuna në komunë. Është herët të përcaktohet se cila parti do t’i ndihmoj tjetrës në balotazh. Por, nuk mendoj që mund të ketë koalicion në mes të partisë së kryeministrit Thaqi dhe asaj të Ramush Haradinajt i cili mundohet ta luaj rolin e liderit të opozitës në Kosovë. Po ashtu nuk besohet se mund të ketë ndonjë bashkim në balotazh ndërmjet LDK-së e koalicionit zgjedhor AKR-LDD për shkak të inateve që kanë këto dyja me LDK-në e anasjelltas.
Si e vlerёsoni pjesёmarrjen e serbёve nё zgjedhjet? A do tё votojnё serbёt? Për komunën e Graqanicës konkurrojë gjashtë kandidatë serb të cilët kanë paraqitur planprogramet e tyre para zgjedhësve serb. Normalisht që një numër i konsiderueshëm i serbëve do të dalin në votime.
